Albina Kelmendi dhe familja e saj ia dolën që të kualifikohen për në finalen e festivalit europian të këngës ‘Eurovision’, që po mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe. Familja Kelmendi shkëlqeu me këngën ‘Duje’ dhe performancën e tyre, teksa në gjysmëfinalen e dytë u kualifikuan të parët për në finale.
Shqipëria, që përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi do të garojë mes 26 shteteve të mbërritura deri në këtë fazë (përfshirë edhe shtetet e mëdha që janë kualifikuar direkt).
Sakaq, ditën e sotme është publikuar edhe lista zyrtare e performancave të finalisteve. Albina dhe familja Kelmendi do të këndojnë të 10-tët, ndërsa të parët do të këndojnë austriakët dhe do ta mbyllin britanikët me Mae Muller.
Më poshtë edhe lista e plotë e performancave të finalistëve, sipas renditjes:
1. Austria | Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar?
2. Portugalia | Mimicat – Ai Coração
3. Zvicra | Remo Forrer – Watergun
4. Polonia | Blanka – Solo
5. Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
6. Franca | La Zarra – Évidemment
7. Qipro | Andrew Lambrou – Break A Broken Heart
8. Spanja | Blanca Paloma – Eaea
9. Suedia | Loreen – Tattoo
10. Shqipria | Albina & Familja Kelmendi – Duje
11. Italia | Marco Mengoni – Due Vite
12. Estonia | Alika – Bridges
13. Finlanda | Käärijä – Cha Cha Cha
14. Çekia | Vesna – My Sister’s Crown
15. Australia | Voyager – Promise
16. Belgjika | Gustaph – Because Of You
17. Armenia | Brunette – Future Lover
18. Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna
19. Ukraina | TVORCHI – Heart of Steel
20. Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
21. Gjermania | Lord of the Lost – Blood & Glitter
22. Lituania | Monika Linkyte – Stay
23. Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
24. Sllovenia | Joker Out – Carpe Diem
25. Kroacia | Let 3 – Mama Š?!
26. Mbretëria e bashkuar | Mae Muller – I Wrote A Song