Alarmet për bomba – Shaqiri: Periudhë e sikletshme për MASH-in

by admin
Spread the love





Periudhë jashtëzakonisht e sikletshme për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë qenë kët katër muajt e fundit me paralajmërimet e rreme për bomba nëpër shkola. Kështu ka deklaruar Minstri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

“Në këtë periudhë 4 mujore pothuajse mbi 90% e paralajmërimeve për bomba kanë qenë në shkollat e Qytetit të Shkupit. Fillimisht në muajt nëntor dhe dhjetor vetëm në shkollat e mesme të Shkupit, por me fillimin e gjymëvjetorit të dytë filluan edhe në shkollat fillore të Qytetit të Shkupit. Fillimisht ne e kemi parë nga procesi edukativo-mësimor. Ka filluar në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit, në vitet e katërta të shkollave të mesme”, tha ministri Jeton Shaqiri./KlanMacedonia







Artikulli paraprakPërfundon sezoni për Neymar Jr, reagon braziliani
Artikulli tjetërXhuli: Komandant i Dubait i bie komandant eskorta




You may also like