Alarm te Vllaznia, shkon në 6 numri i lojtarëve që do të mungojnë ndaj Laçit

by admin
Spread the love

Vllaznia nuk ka patur vazhdimësi në rezultate në këto javë të para të kampionatit, kjo edhe për faktin se disa nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës nuk kanë luajtur këtë periudhë për shkak dëmtimesh.

Shkodranët kanë luajtur këto javë pa Latifin, Boshnjakun, Heriç dhe Hakaj, ndërsa këtë javë janë dëmtua edhe Jonuzi dhe Kaina.

Sulmuesi vuan nga një dëmtim në këmbë dhe me shumë mundësi do të mungojë në sfidën e nesërme kundër Laçit.

Gjithsesi tekniku Josa ka arritur të plotësojë boshllëkun e krijuar duke aktivizuar të rinj të talentuar si Alivoda apo Smajli, që e kanë justifikuar plotësisht besimin e trajnerit. / Oversport.tv

You may also like