Al Saad të revoltuar me Barcelonën për arsyen e deklaratës së Laporta

by admin
Spread the love

Joan Laporta pasi shkarkoi tranjerin holandez Koeman, doli në konferencë për të prezantuar tekinkun provizor të Barcelonës, Sergi.

Laporta gjithashtu foli dhe për të ardhmen e Xavi tek ekipi i Barcelonës.

Ai bëri disa deklarata duke u shprehur se Xavi është emri kryesor për stolin dhe se gjithashtu dha një datë konkrete se kur do të uleshe në pankinë për të drejtuar ekipin spanjoll.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga klubi Al Saad , në të cilin Xavi është tranjer atje.

Sipas “MARCA”, klubi Arab është nxehur me Barcelonën pas deklaratave të tyre dhe kanë bërë një replikë në media.

“ Për të të dhënë një përgjigje rreth atyre çka janë folur ditët e fundit nëpër media, duam të rikujtojmë se Xavi ka një kontratë 2-vjeçare me klubin dhe ai është totalish i fokusuar tek ndeshjet e radhës për të fituar e për të mbrojtur titullin kampion.”

Kjo ka qënë deklarata e klubit duke repilkuar Laportën.

Gjithashtu dhe Xavi foli pas kësaj deklarate: “ Jam shumë i përqëndruar me punën time tek Al Saad, nuk dua të flas për asgjë tjetër “

Lajme interesante

You may also like