Al Pacino shfaqet krah të dashurës, kanë diferencë 53 vite në moshë

by admin
Spread the love

Ylli botëror, Al Pacino ka nisur një lidhje të re me bukuroshen 28-vjeçare, Noor Alfallah, e cila më parë ka qenë e dashura e Mick Jaggerit.

Çifti ka një diferencë moshe prej 53 vitesh, ndërsa romanca e tyre pretendohet të ketë nisur gjatë pandemisë.

81-vjeçari u pa së fundmi i shoqëruar me të dashurën e tij gjatë një darke me aktorin Jason Momoa pas vizitës në galerinë e fundit “Pace” të Julian Schnabel në zonën Mid City në Los Angeles, shkruan DailyMail.

“Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Ajo lëviz me elitën e të pasurve dhe vjen nga një familje me para”, sipas burimeve pranë dyshes.


You may also like