Akuzat e Berishës, reagon PD: Non grata nuk fshihet pas gënjeshtrave (VIDEO)

by admin
Spread the love

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës sot nga Dibra. Ajo thotë se më gënjeshtra dhe mashtrime nuk i fshihet dot demokratëve ndërsa pyet pse ai nuk i përmend kurrë Vangjush Dakon, Tom Doshin dhe Aqif Rakipin. Sipas PD Berisha po përdor biznesmenët e Edi Ramës për vota.

Dite e re mashtrim i ri. Non grata mundohet të fshehë aleancën e tij të non gratave dhe me krimin, me gënjeshtra ordinere. Non Grata duhet t’u tregojë demokratëve, pse njerëzit e Qifes drejtojnë fushatën e tij në Vorë dhe Rrogozhinë?

Pse njerëzit e tij negociojnë për të ndarë territore me Vangjush Dakon? Pse njerëzit e Tom Doshit bëjnë fushatë për të në Shkodër? Çfarë pazari ka bërë non grata me Qifen, Dakon e Doshin, që nuk u permendi dot as emrin?

Të tjera pyetje kemi për non gratën që po përdor mekanizmat, biznesmenët dhe kriminelët e Edi Ramës për vota. Me mashtrime dhe gënjeshtra, non grata nuk u fshihet dot demokratëve. Ata e dinë mirë që ai është gati ta shkatërrojë PD për hallin e tij. Prandaj vota për Berishën dhe Metën, mban Ramën”, thuhet në deklaratë.

Video:

You may also like