Aktorja e njohur, Natalie Portman themelon klubin e saj të futbollit

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur, Natalie Portman, duke dashur t’i japë përparësi futbollit të femrave, themeloi ekipin e saj të futbollit, Angel City FC, në të cilin aksionerë janë atletë të famshëm dhe yje të Hollivudit. Klubi i skuadrës ka shitur tashmë 16 mijë bileta sezonale dhe qëllimi i krijimit të tij është të propozojë një kulturë futbolli të femrave që do të jetë e barabartë me atë të meshkujve.

Aktorja tha: “Gjithçka filloi kur pashë djalin tim duke mitizuar lojtarë si Megan Rapinoe dhe Alex Morgan në të njëjtën mënyrë që bëri me Lionel Messin apo Karim Benzema. E kuptova menjëherë se sportistët mund të ndryshojnë shpejt. Ëndrra jonë është të bëjmë futbollin e femrave të barabartë me futbollin e meshkujve në mbarë botën”.

Ndeshja e parë e Angel City do të jetë kundër San Diego Wave FC për NWSL Challenge Cup.

You may also like