Aktori i Hollywood me dy bijat e vogla humbin jetën në aksidentin ajror në Karaibe

by admin
Spread the love

Aktori amerikan Christian Oliver bashkë me dy bijat e tij kanë humbur jetën sot kur avioni i tyre i vogël është rrëzuar papritur në oqean pranë një ishullin në Karaibe, njoftonin zyrtarët.

51-vjeçari i njohur për rolin në filmin e aksionit “Speed Racer”, me emrin e vërtetë Christian Klepser, ishte me dy bijat e tij Madita, 12 vjeçe, dhe Annik, 10, kur kanë humbur jetën bashkë me pilotin e tyre, Robert Sachs, mbrëmjen e të enjtes.

Ata raportohet se po fluturonin nga ishulli i Bequia drejt St. Lucia kur avioni me një motor “pësoi avari dhe ra në oqean,” njoftonte policia lokale e St. Vincent e Grenadines.

Piloti Sachs, i cili ishte gjithashtu pronar i avionit, kishte njoftuar në radio për probleme teknike dhe se kishte në plan të kthehej në destinacion, por ky ishte komunikimi i tij i fundit para se përplasej fatalisht në ujë, shkruante rrjeti vendas ‘Searchlight.’

Një video amatore kishte kapur momentet kur avioni kishte rënë papritur nga qielli duke rënë me hundë në ujë dhe më pas të zhdukej mes valëve.

Vendas e peshkatarë kishin nxituar me barka në vendin e aksidentit por pas ardhjes së rojës bregdetare trupat e viktimave u gjetën në thellësinë rreth 20 metra.

Nuk dihen ende shkaqet e sakta të tragjedisë së dy vajzave të vogla dhe të aktorit të njohur për rolet në filma si “Speed Racer,” “The Good German,” “Valkyrie” dhe “Indiana Jones dhe ora e fatit”.

Oliver kishte lindur në Celle, Gjermani dhe ishte rritur në Frankfurt ndërs anë moshën 21 vjeçare ishte vendosur në SHBA për të ndjekur një karrierë aktrimi i modelimi.

Në Gjermani ai kishte luajtur në serialin vendas “Alarm für Cobra 11.”

Hetimet per ngjarjen vijojnë.