Aktorët e serialit Friends ngushëllojnë njëri-tjetrin në lamtumirën për Matthew Perry, në funeralin privat në Los Angeles (fotogaleri)

by admin
Spread the love

Kolegët e të ndjerit Matthew Perry nga seriali i famshëm Friends u panë sot, bashkë me emra të tjerë të famshëm në kishën aktori 54-vjeçar u vendos të prehej.

Jennifer Aniston, 54 vjeçe; Lisa Kudrow, 60; Courteney Cox, 59; dhe David Schwimmer, 57 vjeç, erdhën së bashku të veshur me të zeza për t’i dhënë lamtumirën e fundit Perry në varrezën Forest Lawn në Los Angeles.

Ata dhe të tjerë u bashkuan më pas me kolegun Matt LeBlanc, 56 vjeç, në ceremoninë relativisht të thjeshtë, rreth një orë të gjatë.

Nëna e të ndjerit Suzanne Morrison, 84 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj, Keith, 76 vjeç, ishin gjithashtu në eventin privat, siç ishte dhe babai John Perry, 82 vjeç.

Keith Morrison ishte një nga mbajtësit e arkivolit, shkruan Daily Mail.

Një nga pjesëmarrësit tha për mediat DailyMail.com: “Zonja Aniston ishte nga të parat që erdhi, por nuk u përzie shumë me të tjerët. Të gjithë ishin emra të njohur”.

Varreza është thuajse përballë studiove televizive Warner Bros ku janë xhiruar 10 sezonet e serialit Friends, dhe në të janë varrosur emra të tjerë të njohur të Hollywood si Carrie Fisher, Bette Davis, Stan Laurel, Buster Keaton, dhe më së fundmi aktorja Anne Heche.

Dëshmitarët e eventit thonin se të gjithë ishin të trishtuar dhe shihesin duke ngushëlluar njëri-tjetrin.

Shumë mbanin syze dielli për t’u mbrojtur nga dielli i Kalifornisë, shkruan Daily Mail.