Aktivitetet ushtarake ruse vrasin delfinët, mbi 100 gjallesa të ngordhura përgjatë brigjeve të Krimesë

by admin
Spread the love

Më shumë se 100 delfinë të ngordhur janë regjistruar përgjatë brigjeve të Krimesë në prill. Lajmi u konfirmua nga një ekspert ukrainas dhe njëherazi kreu i departamentit të kërkimit të Parkut Kombëtar Tuzly Estuaries.

Sipas Ivan Rusev, aktivitetet e nëndetëseve dhe anijeve ruse në Detin e Zi ishin “faktori kryesor” në vdekjen e kafshëve.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rusev tha se kafshët u gjetën në gjiret e Sevastopolit dhe brigjeve të tjera të Krimesë.

Më shumë delfinë u gjetën me simptoma që mendohet se ishin shkaktuar nga sonar ushtarak. Rusev shprehet se numri i vërtetë i vdekjeve të delfinëve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë dhe mund të jetë më shumë se 1,000.


Top Channel

You may also like