Aktivisti i të drejtave, ish-kongresmeni brazilian ‘i favelave’ vdes në moshën 37 vjeçare (fotot)

by admin
Spread the love

Aktivisti i njohur brazilian, politikani me origjinë nga favelat e varfra dhe i përfshirë gjerësisht në shpërndarjen e informacioneve të Snowden në Wikileaks, David Miranda, ka vdekur papritur në moshën 37 vjeçare.

Miranda vdiq në Rio de Janeiro teksa politikanët brazilianë i bënin homazh zërit të fuqishëm të rezistencës dhe i përfshirë në disa publikime botërore përfshi dhe informacionet në Wikileaks, shkruan The Guardian.

Miranda i cili ka punuar dhe rrjetin  Guardian US, u njoftua dje nga gazetari amerikan  Glenn Greenwald, me të cilin ai jetonte, i cili tha se aktivisti kishte pësuar një infeksion në zorrë dhe humbi jetën pas disa muajsh në kujdes intensiv.

“Ndjej dhimbje të thellë për mikun tim të dashur David Miranda një njeri i dashur që nuk hoqi dorë nga lufta për favelat dhe njerëzit e varfër”, shkruante kolegia deputete e majtë Renata Souza, teksa kujtonte miqësinë e Miranda me Marielle Franco, politikani nga Rio i vrarë në atentat në 2018.

Një nga reperët më të njohur në Brazil, Emicida, tha në tweeter: “Sot Brazili ka humbur një burrë që luftoi për ëndrrat e tij duke çliruar dhe ato të shumë të tjerëve”.

56 vjeçari Greenwald, kujtonte sesi partneri tij kishte lindur në një nga zonat më të varfra dhe kishte qenë jetim prej moshës pesë vjeçare kur i vdiq e ëma.

Por megjithë origjinën e thjeshtë Miranda arriti të bëhej i pari jetim, homoseksual anëtar i këshillit bashkiak të Rio duke ndihmuar në publikimet e 2013 të Edward Snowden .


Top Channel

You may also like