Aktivistët i kërkojnë FIFAs, kreut Infantino të dëmshpërblejë viktimat e Kupës së Botës (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Protestues nga grupi amerikan i aktivistëve Avaaz bënin thirrje sot që FIFA dhe presidenti i saj Gianni Infantino të veprojnë për vdekjet e punonjësve emigrantë në stadiumet e Kupës së Botës 2022 në Katar.

Grupi bëri paradë me pankarta në qytetin e lindjes së Infantino, Brig në Zvicër, ku një protestues mbante maskën e fytyrës së tij.

Ndërsa aktivisti Andy Legon tha se Infantino “duhet të dëmshpërblejë të gjitha viktimat e Kupës së Botës … shumë prej të cilëve punonjës emigrantë të huaj që kanë humbur jetën për arsye të turneut”.

Në të tjera pankarta thuhej “Infantino: familja jote ishin emigrantë,” si dhe “Mijëra njerëz kanë vdekur për këtë Kupë të Botës,” “Kompensoji ata.”

Katari, në të cilin popullata e huaj emigrante arrin në rreth 2.9 milionë njerëz, është përballur me kritika të ashpra për trajtimin e punonjësve emigrantë.

FIFA nuk ka komentuar për çështjen por Infantino muajin e kaluar përmendi projektin e vitit 2018 për krijimin e një fondi që ka paguar 350 milionë për shpërblimin e rrogave të prapambetura.

Rrjeti britanik The Guardian tha vitin e kaluar se të paktën 6,500 punonjës emigrantë kanë vdekur në projektet e Kupës së Botës në Katar që prej vitit 2010.

Grupe të tjera të drejtash kanë kërkuar që FIFA të kompensojë punonjësit emigrantë  për abuzime me të drejtat e tyre në rreth $400 milionë, në përshtatje me çmimin e fitores së Kupës së Botës .


Grupi bëri paradë me pankarta në qytetin e lindjes së Infantino, Brig në Zvicër, ku një protestues mbante maskën e fytyrës së tij.


Top Channel

You may also like