Akti i rëndë që do ndërmerrte ky senator nigerian – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Senatori nigerian Ike Ekweremadu u shpall fajtor nga një gjykatë në Londër sot përpjekjen për të hequr veshkën e një të riu për t’ia transplantuar vajzës së tij vitin e kaluar.

Përveç senatorit 60-vjeçar, gjykata shpalli fajtore gruan e tij, Beatrice, 56 vjeçe, dhe një mjeke që ndërmjetësoi transplantin, Obina Obeta, 50 vjeçe. Ata u akuzuan të gjithë se kishin komplotuar për të transportuar të riun nga Lagos në Londër për të korrur veshkën e tij. Vajza e çiftit, Sonia 25-vjeçare, u shpall e pafajshme.

Dënimet e tyre do të shpallen më 5 maj. Ata përballen me burgim të përjetshëm sipas Aktit të Skllavërisë Moderne. Sipas këtij ligji, ata akuzoheshin për komplot për të shfrytëzuar një qenie njerëzore. Viktima, për të cilën familja tha se ishte kushëriri i Sonias, ishte në fakt një shitës ambulant nga Lagos. Atij i ishin premtuar 7000 £ dhe se do të mund të qëndronte dhe të punonte në MB.

Në Britani është e ligjshme të dhurosh një veshkë për arsye altruiste, por jo nëse ka ndonjë shpërblim financiar ose material.

Në dëshminë e tij, i riu tha se mendonte se do të shkonte të punonte në Britani dhe vetëm kur ishte përballur me mjekët britanikë e kuptoi se do t’i merrnin një organ. Më pas ai iu drejtua policisë “duke kërkuar dikë që t’i shpëtojë jetën”.

Operacioni nuk u zhvillua kurrë. Senatori, i cili i përket Partisë Demokratike Popullore në opozitë dhe është zgjedhur në Nigerinë juglindore, nuk ka qenë kandidat në zgjedhjet e fundit në vendin e tij, pasi ishte në paraburgim në Britani. /tesheshi.com/

You may also like