Akti i 36-të i Serie A në Oversport: Hapet me Inter e Juve, Milani “pret”

by admin
Spread the love

Serie A nuk ka kohë për të humbur, pasi nga e premtja rikthehet me duelet e para të javës së 36-të. Ato do të transmetohet në Oversport përmes platformës Tibo dhe sigurisht që do të tërheqin një numër të madh shikuesish.

Java hapet me Interin kampion në fuqi, që përballet me Empolin prej orës 18:45. Në mbrëmje po të premten zbret në fushë edhe Juventusi. Bardhezinjtë luajnë në transfertë ndaj Genoa, skuadër që do mundohet të bëjë gjithçka të shpëtojë nga rënia në Serie B.

E shtuna pasohet me tre duele të tjera dhe e para është Torino-Napoli në orën 15:00, për t’u pasuar me Sassuolo-Udinese dhe Lazio-Sampdoria, që nisin njëra pas tjetër, në 18:00 dhe 20:45.

E diela në program numrin më të madh të ndeshjeve, 4. Gjithçka nis në orën 12:30, me Spezia-Atalanta, një derbi mes Manajt e Gjimshitit. Venezia-Bologna dhe Salernitana-Bologna zhvillohen më pas dhe kjo e fundit është një finale për mbijetesën në Serie A.

Mbrëmja mbyllet me një ndeshje shumë të rëndësishme, Verona-Milan. Kuqezinjtë synojnë vetëm tre pikët, që të vijojnë të qëndrojnë të parët në tabelën e klasifikimit dhe në fund të fitojnë titullin kampion.

Java mbyllet ne Firence, me ndeshjen mes Fiorentinës dhe Romës që luhet në orën 20:45. Një duel për kupat e Europës, me dy skuadrat që do japin gjithçka në fushë për të marrë pikët e plota. / oversport.tv

You may also like