Akti i 24-t: Javë nul për kreun, Dinamo e Teuta fituesit e vetëm

by admin
Spread the love

Superiorja mbylli javën e 24-t dhe vetëm dy skuadra ia dolën të merrnin pikët e plota. Kreu i renditjes nuk pati asnjë ndryshim këtë javë.

Tirana barazoi në derbin kundër Partizanit, por Laçi nuk ia doli të përfitonte për të ngushtuar diferencën. Kurbinasit barazuan kundër Kastriotit.

AS për bardhezinjtë nuk ndryshoi gjë në raport me rivalët poshtë tyre, pasi Kukësi e Vllaznia barazuan mes tyre dhe vazhdojnë të jenë në vend të tretë e të katërt me pikë të barabarta.

Fundi i tabelës ka pësuar ndryshime. Skënderbeu mbetet i fundit, por tani me 6 pikë nga zona Play-out. Korçarët u mposhtën nga Dinamo, që shfrytëzoi barazimin e Kastriotit dhe u ngjit në vendin e tetë, me 23 pikë sa Egnatia.

Rrogozhinasit humbën kundër Teutës. Kampionët në fuqi të Superiores kanë arritur një distancë me skuadrat që luftojnë për mbijetesë dhe do tentojnë të marrin sa më shumë pikë në vijim. / oversport.tv

 

 

You may also like