Aksion i Interpolit në 77 shtete kundër krimit me automjete motorike

by admin
Spread the love




Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë një aksioni të përbashkët të MPB-së me disa institucione kompetente të koordinuara nga Sekretariati i përgjithshëm i Interpolit, janë kryer 1.540 kontrolle të personave dhe 1.467 automjeteve motorike. Janë sekuestruar 10 automjete dhe një motoçikletë nën dyshimin për falsifikim.

Nga MPB-ja theksojnë se në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, Prokurorinë Publike, Inspeksionin e tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike, në koordinim të ngushtë me Sekretariatin e përgjithshëm të Interpolit, kanë marrë pjesë në një operacion global kundër krimit me automjete motorike, të koordinuara nga Sekretariati i përgjithshëm i Interpolit.

Operacioni është kryer në 77 vende, gjatë të cilit në këto vende janë zbuluarn 1.121 automjete të vjedhura dhe 64 motoçikleta

MPB apelon deri te qytetarët që të kenë kujdes në blerjen e automjeteve motorike të përdorura dhe importimin e tyre nga jashtë, veçanërisht në besueshmërinë e dokumenteve dhe origjinën e automjetit në përputhje me legjislacionin në vendin nga i cili është importuar.


You may also like