Aksion anti drogë – bastisen 46 shtëpi në 29 komuna dhe në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love

26 PERSONA PRIVOHEN NGA LIRIA

Më 09 dhe 10 Shkurt ekipe të MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë dhe armë, ka zbatuar aksione të koordinuara në gjithë territorin e vendit, kundër kryerësve të veprave penale, me çka 26 persona janë privuar nga liria.

53 persona, 29 Komuna të vendit dhe Qyteti i Shkupit, kanë qenë në shënjestër të ekipeve të specializuara të MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë. Aksioni i koordinuar, sic njofton KlanM, ka rezultuar me bastisje në Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir, Strumicë, Veles, Tetovë dhe Shtip.

Aksioni,sic njofton KlanM, është ndërmarrë pas njohurive se 53 persona janë të involvuar në kontrabandën me drogë dhe armë, kurse sipas MPB-së bastisje janë kryer në 46 shtëpi, shtatë banesa, pesë automjete dhe dy objekte afariste në 29 Komuna dhe në Shkup.

“Gjatë bastisjeve është gjetur një laborator I improvizuar për prodhimin e marijuanës në Bellçishtë – Ohër, farë kanabisi dhe marijuanë, heroin, 19 paketime me materje të pluhurosur, 150 gram amfetamin, peshore, pushkë gjuetie, revole, plumba për pushkë automatike si dhe një shumë e konsiderueshme e parave, ku vetëm në Kavadar 178.000 denarë me origjinë nga shitja e drogës” – tha Suzana Pranjiq Talevska, zëdhënëse e MPB-së.

Me procedurë urgjente, sic njofton KlanM, është dorëzuar kallëzim penal kundër një kryerësi të veprës penale, kurse nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake I është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve, kurse me procedurë të rregullt kundër 34 personave të tjerëdo të dorëzohen kallëzime adekuate – thonë nga MPB-ja.

 

TI RAPORTON!

You may also like