Aksidentohet vetura e Qeverisë – brenda saj ka qenë ministrja për Punë dhe Politikë Sociale – Shqip

by admin
Spread the love

Sektori i Punëve të Brendshme të Shtipit njoftoi se sot pasdite në autostradën Shtip – Radovish ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave, në njërën prej të cilave ka qenë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, përcjell KlanM.

“Me datë 05.01.2024 në ora 17:28 në SPB Shtip është raportuar se në rrugën Shtip-Radovish në afërsi të fshatit Lakavicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të udhëtarëve ‘Skoda’ me targa të Shkupit, në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejtuar nga 53-vjeçari G.A. nga Shkupi, në të cilin ka qenë ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trenchevska, dhe një punonjëse e kabinetit N.D. nga Shkupi, theksojnë nga SPB Shtip.

Automjeti i dytë i pasagjerëve “Pasat” me targa kombëtare zvicerane drejtohej nga 48-vjeçari M.J. nga fshati Mokrievë, Komuna e Novosellës, i cili, siç informon SPB Shtip, në automjet ka qenë me katër pasagjerë.

Në aksidentin e trafikut lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mjetit “Skoda” G.A, cilat janë konstatuar nga mjeku i Emergjencave Mjekësore Shtip. Deri më tani nuk raportohet për lëndime të personave të tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë kontrolluar ekipi inspektues i SPB Shtip dhe prokurori publik.

AMI

You may also like