Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, humb jetën një person! Raportohet për disa të plagosur

by admin
Spread the love

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus shqiptar është përmbysur dhe si pasojë ka ndërruar jetë një person. 

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit.

Mediat kroate informojnë se automjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç,dhe  ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas autobusi është përmbysur.

Disa persona thuhet se kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti.

 

 


Top Channel

You may also like