Aksidenti i rëndë automobilistik i merr jetën në moshë të re aktorit shqiptaro-grek – Shqip

by admin
Spread the love

23:25 | 30 Janar 2022

Tragjik ka rezultuar fati i aktorit të njohur shqiptaro-grek, Panos Natsis (Panajot Naçi), i cili ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou. Mediat greke raportojnë se 31-vjeçari ishte duke udhëtuar me një motor kur u përplas me një kamion.

Naçi, para aksidentit fatal kishte qenë në ditëlindjen e koleges së tij, Alexandra Tavoulari, të cilën e kishte organizuar vetë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit në fjalë.

Kush ishte Panos Natsis
Panos Natsis, me origjinë shqiptare, lindi më 3 janar 1991 në Athinë dhe u diplomua në Shkollën Dramatike të Teatrit të Artit në vitin 2012. Ai kishte marrë pjesë në shfaqjet teatrale “Mirë se erdhe Detektiv Poirot” (2013-2014), “Stella me doreza të kuqe” (2015-2016), “Tingulli i armës” (2016-2017) dhe shumë të tjera. Për të tretin vit luajti në shfaqjen teatrale të George Kapoutzidis, “Kush do të divorcohet, të ngrejë dorën”. Ai ka luajtur edhe në serialin e përditshëm të ANT1, “Gruaja pa emër” (2018). Këtë sezon ai do të luante në serialin e ri humoristik të George Kapoutzidis, “Serres”.


You may also like