Aksident te “Bill Klintoni”, lëndohen tre persona

by admin
Spread the love

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Klinton” në kryeqytet.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 21:00  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”, është shprehur Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like