Aksident në Shkup, humb jetën një person

by admin
Spread the love




Një qytetar i Shkupit ka humbur jetën në një aksident automobilistik që ka ndodhur në lagjen Butel.

“Me datë 12.01.2022 në ora 11:50 është raportuar se në rrugën “Aleksandar Urdarevski” ka ndodhur një aksident komunikacioni ndërmjet kamionit “Iveco”, i drejtuar nga S.S. (37) nga Shkupi dhe veturës “Opel Vectra”, i drejtuar nga A.M. (64) nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit.
Në vendin e aksidentit autoambulanca ka konstatuar vdekjen e shoferit A.M. Në vendin e ngjarjes është bërë inspektim nga SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB.


You may also like