Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i vdekur dhe tre të lënduar

by admin
Spread the love

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuara zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Në ora 21:32, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, konkretisht në daljen e Suharekës. Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, bëhet fjalë për një aksident ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësitet policore të trafikut kanë bërë shikimin dhe matjet në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

You may also like