Aksident mes katër veturave në Klinë – lëndohen 18 persona

by admin
Spread the love




Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur këtë të diel në fshatin Grabanicë të Klinës.

Siç bëhet e ditur nga policia, deri më tani 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura.

“Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore dhe janë duke u marrë me rastin.

Si pasojë e aksidentit, është krijuar edhe kolonë e gjatë e automjeteve. /Telegrafi/


You may also like