Aksident masiv në Turqi, 10 të vdekur dhe 57 të plagosur – Shqip

by admin
Spread the love

Një aksident masiv ku u përfshinë disa automjete në Turqi ka rezultuar me pasoja fatale. 10 persona kanë humbur jetën dhe 57 të tjerë janë të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Aksidenti i rëndë ndodhi në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë, ku u përfshinë 7 automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion.

Shkak i aksidentit, sipas mediave turke, dyshohet të ketë qenë mjegulla e dendur që kishte mbuluar autostradën.

Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se dinamika ka qenë e tillë: fillimisht një makinë ka përplasur kamionin. Pas përplasjes, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përplasën nga automjetet e tjera që lëviznin me shpejtësi. /tvklan.al

You may also like