Ajax zyrtarizon trajnerin e ri, ten Hag do të pasohet nga Alfred Schreuder

by admin
Spread the love

Ajax ka zyrtarizuar trajnerin që do të zëvendësojë nga sezoni i ardhshëm të larguarin Erik ten Hag. Do të jetë trajneri aktual i Club Brugge ai që do të ulet në stolin e holandezëve. Bëhet fjalë për Alfred Schreuder, dhe këtë gjë e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Ajax, Club Brugge dhe Alfred Schreuder kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij te Ajax. Schreuder do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare që do të nisë nga përfundimi i këtij sezoni dhe do të mbarojë më 30 qershor 2024. Në marrëveshje ka edhe një opsion për një sezon të tretë”, shkruhej në postimin e Ajax.

Kështu për Schreuder do të jetë një rikthim te Ajax. Ai ka qenë më parë asistenti i trajnerit që u largua nga Ajax, Erik ten Hag. Dyshja ka punuar sëbashku për janarit të vitit 2018 deri më vitin 2019. /oversport.tv

Foto: Club Brugge KV, Twitter

You may also like