Ahmeti takon deputetin holandez, flasin për procesin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

by admin
Spread the love

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka takuar deputetin holandez, Jeroen van Wijngaarden, i cili është delegat në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ahmeti shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për t’iu përgjigjur kërkesave të raportuesve të Asamblesë Parlamentare, në mënyrë që procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE të vazhdojë pa vonesa.

“Po ashtu, Zëvendësministri Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin e Dhomës së Përfaqësuesve në procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën dhe në adresimin e sfidave me të cilat rajoni i Evropës Juglindore përballet pas agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, bëhet e ditur se Ahmeti e Wijngaarden folën edhe për harmonizimin e politikave të jashtme të shteteve të rajonit me politikën e jashtme të BE-së e në veçanti vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like