Aguero tregon se si është të jesh mik i ngushtë me Messin

by admin
Spread the love

Pak emra nga kontinenti i Amerikës kanë gjetur rrjetën në Evropë më shumë se Lionel Messi e Sergio Aguero.

Dyshja ishin bashkëlojtarë për shumë kohë te kombëtarja e Argjentinës, ndërsa vitin që lamë pas e fituan trofeun e Copa Americas.

Së fundi, Aguero ka folur për miqësinë me Messin. Gazetarja spanjolle, Veronica Brunati ia parashtroi pyetjen se si është të jesh mik me Messin dhe ish-sulmuesi argjentinas nuk hezitoi të përgjigjej.

“Ne kënaqeshim gjatë gjithë kohës, sepse e e gjenim veten te njëri-tjetri. Realiteti është se ne nuk ishim shumë të zemëruar. Vetëm kur humbnim sepse donim të fitonim”, u përgjigj Aguero.

Kujtojmë se, Aguero pati probleme me zemër dhe vendosi që të pensionohej nga futbolli aktiv.

/Insporti.com

You may also like