Aguero mund të debutojë sonte, ftohet për ndeshjen ndaj Valencias

by admin
Spread the love

Në La Liga Barcelona do të kërkojë një shkundje për t’iu rikthyer rezultateve pozitive dhe fitoreve në sfidën e Camp Nou ndaj Valencias.

Meqenëse sfidat e Realit dhe Atleticos janë shtyrë për shkak të kthimit me vonesë të futbollistëve amerikano-jugorë vëmendja do të jetë e gjitha te Barcelona që ndaj Valencias nuk do ta ketë të lehtë

Një ndeshje delikate kjo në të cilën trajneri Koeman do të mund të mbështetet për herë të parë në këtë sezon edhe te El Kun Aguero i cili është rikuperuar por me shumë gjasa do ta nisë ndeshjen nga stoli.

Katalonasit kanë publikuar listën e lojtarëve të ftuar dhe emri i Agueros figuron aty. 

You may also like