“Agresioni rus është sfida më e ngutshme që duhet trajtuar”, Bujar Osmani: Askush nuk fiton nga kjo luftë

by admin
Spread the love

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, nën drejtimin e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Osmani u shpreh se agresioni rus është sfida më e ngutshme që duhet trajtuar, teksa shtoi se askush nuk fiton nga lufta.

Procesi i paqes varet nga angazhimi ynë kolektiv, ndërkohë që bota përballet me shumë probleme serioze. Agresioni rus është sfida më e ngutshme që duhet të trajtojmë, përbën shkeljen më të madhe, sfidën ndaj rregullave ndërkombëtare që i kemi hartuar, janë hartuar e shkruar nga vetë Rusia që me përbuzje i shkel. Ky agresion rrezikon jetesën e ukrainasve, shkakton pasoja që shkojnë përtej. Ne ndjejmë ndikimin e kësaj lufte në popujt e rajonit tonë, në politikën përtej rajonit. Ndikimi dhe humbja e besimit në dialog, do të shkojë përtej luftës në Ukrainë.

A mund të ma shpojegojë dikush se kush fiton nga kjo luftë? Askush nuk fiton nga kjo luftë”, theksoi ai.

You may also like