“Agjenti” Shaw në “terren”: Po mundohem të bind dy lojtarë për t’u transferuar në “Old Trafford”

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Anglisë vijon të jetë e grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

Britanikët e fituan sfidën e parë ndaj Maltës në transfertë me shifrat 0-4 ndërsa tashmë synojnë një tjetër trepikësh në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut për të blinduar edhe më shumë pozitat në Grupin C, aty ku “Tre Luanët” e trajnerit Gareth Southgate janë në vendin e parë me pikë të plota pas tre ndeshjeve të para.

Por, edhe pse në mes të grumbullimit, nuk harrohet edhe fakti se jemi në periudhë merkatoje dhe futbollistët e kombëtares angleze janë ndër më të preferuarit teksa emra si Harry Kane dhe Declan Rice mbeten në qendër të vëmendjes. Shumë klube po punojnë për të marrë shërbimet e tyre, e ndër to edhe Manchester United që duket se ka nisur një “mision të fshehtë” pasi është Luke Shaw, i cili po mundohet të bind dyshen t’i bashkohet në “Old Trafford”.

“Do të doja shumë që disa prej futbollistëve të kombëtares të më bashkoheshin te Manchester United. Po flas me disa prej tyre, veçanërisht me Kane dhe Rice dhe po i tregoj se sa klub i madh është United. Unë e njoh mirë kualitetin e këtyre lojtarëve dhe nëse vijnë te United do të na ndihmonin shumë, por i takon drejtuesve të klubit nëse do të investojnë. Nuk e di çfarë ndodh edhe me klubet e tyre respektive, por nëse do të ishte në duart e mia do t’i transferoja menjëherë”, u shpreh Shaw. /Supersport


Top Channel

You may also like