Agjenti italian lëshon bombën: 100% i sigurt se Dybala do të shkojë te Interi

by admin
Spread the love

Paulo Dybala nuk e ka gjetur ende marrëveshjen e rinovimit me Juventusin. Madje, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, argjentinasi nuk do të rinovojë me “Zonjën e Vjetër” dhe në verë pritet të largohet nga Torino.

Interi është një nga kandidatët kryesorë për të ardhmen e Dybala. Këto zëra i ka konfirmuar edhe agjenti italian, Furio Valcareggi. I intervistuar nga fcinter1908.com, ai ka lëshuar një bombë mbi të ardhmen e Dybalas duke e konsideruar si 100% të sigurt se argjentinasi do të veshë fanellën zikaltër.

“Dybala do të shkojë te Interi, e konfirmoj. Jam 100% i sigurt. Nuk po flas rastësisht. I di arsyet, por preferoj të mos i zbuloj. Dybala do të shkojë 100% te Interi”, tha Valcareggi i cili me këtë deklaratë bëri tifozët e Interit të ëndërrojnë më shumë. /oversport.tv

You may also like