Agjenti i famshëm Mino Raiola vdes në moshën 54 vjeçare

by admin
Spread the love

Bota e futbollit është në zi, pasi njëri nga agjentët më të famshëm në sportin më të bukur në botë futbollit, Mino Raiola ka ndërruar jetë.

Agjenti italo-holandez ka ndërruar jetë pas një sëmundje që pati kohëve të fundit dhe një operimi që iu nënshtrua.

Raiola u shtrua në spital në Milano gjatë muajit janar dhe iu nënshtrua një operacioni delikat, por natyra e sëmundjes së tij nuk u zbulua kurrë.

Daily Mail dhe shumë media të ndryshme evropiane kanë raportuar se Raiola ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së enjte (28 prill).

54-vjeçari njihet si njëri nga agjentët më të suksesshëm në botën e futbollit, pasi ka pasur në menaxhim emra të lojtarëve të mëdhenj si Zlatan Ibrahimovic, Erling Haaland, Paul Pogba, Matthijs de Ligt e të tjerë.

You may also like