Agjencia franceze AFP: Ndryshimet klimatike po ua presin krahët shtegtarëve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndryshimet klimatike, mbipeshkimi apo urbanizimi, zogjtë shtegtarë janë të shqetësuar dhe mijëra prej tyre mungojnë në lagunën shqiptare të Divjakës, një hapësirë ​​spektakolare kënetash dhe ishujsh në Adriatik, ku zogjtë janë mësuar të kalojnë dimrin

Specialistët po japin alarmin pasi së fundmi kanë kryer numërime në këtë rajon të ndarë nga deti me një rrip rëre, si pjesë e një programi global që synon të kuptojë më mirë popullsinë.
“Kemi zbuluar se rreth 9 000 zogj uji mungojnë në krahasim me një vit më parë”, tha për AFP Ardian Koçi, drejtor i parkut kombëtar, i cili mbron lagunën e njohur nga shumë shtegtarë. Kabë mbetur vetëm edhe 25 000 sosh.

“Arsyet janë të shumta, por mbi të gjitha është ngrohja globale ajo që ka ndërprerë migrimin dhe sezonet e shumimit”, shton ky specialist i biodiversitetit. Nexhip Hysolokaj, një tjetër ekspert, thekson se ky është një trend themelor. “Tashmë prej tre vitesh kemi një rënie të numrit të shpendëve shtegtarë në Shqipëri, për shkak të ndryshimeve klimatike”.

Është i nevojshëm një studim më i thelluar për të njohur arsyet e sakta të modifikimeve të trajektoreve dhe sjelljeve të specieve të ndryshme. Por ekspertët po zbulojnë se disa emigrantë nuk kanë më nevojë të kalojnë dimrin e ngrohtë në vendin e vogël ballkanik.
“Nëse nuk është shumë ftohtë, nuk ka temperatura ekstreme në Europën veriore, ata nuk preferojnë të lëvizin ose të migrojnë në distanca më të shkurtra”, thotë për AFP Mirjan Topi, autor i raportit, udhërrëfyesi i parë për zogjtë e Shqipërisë. Për shembull, “ata mund të ndalojnë për të kaluar dimrin në Malin e Zi fqinj, që të mos vijnë në Shqipëri”.

Ndër ato thuajse të zhdukura në dimër në Shqipëri, patat gri, patat ballëbardha apo të murrizit. Laguna Djvijaka është e famshme për flamingot e saj elegante rozë dhe pelikanë dalmat, të quajtur kështu për shkak të puplave që i bëjnë ata të duken sikur kanë veshur paruke.

Ka gjithashtu më pak prej tyre këto ditë dhe ciklet e shumimit janë ndërprerë nga ndryshimet klimatike. “Sezoni i shumimit të pelikanit duket se është vonë në krahasim me vitin e kaluar”, tha për AFP Sajmir Hoxha, një ekspert në Shqipëri nga OJQ-ja franceze “Noe conservation”.
Peshkimi i paligjshëm që varfëron rezervat e peshkut, aktivitetet njerëzore dhe urbanizimi i paplanifikuar që kërcënojnë ekosistemet shpjegojnë gjithashtu rënien e popullsisë. Dhe situata nuk pritet të përmirësohet me një projekt të diskutueshëm të ndërtimit të aeroportit në rajonin e mbrojtur të Vjosë-Nartës, më në jug, i cili synon të zhvillojë turizmin, por i dënuar nga ambientalistët. Ky projekt me vlerë më shumë se 100 milionë euro, i besuar një konsorciumi turko-zviceran, “do të prekte drejtpërdrejt kafshët e egra dhe do të përbënte një kërcënim për speciet që shumohen atje, dimërojnë atje apo ndalojnë atje rrugës për në Divjakë”, mendon Mirjan Topi.

You may also like