Aggeler: Merko është i pari, por presim të ketë më shumë

by admin
Spread the love

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ka reaguar në lidhje me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpallje “non-grata” kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Ja reagimi i plot i ambasadores Aggeler:

“Sot Sekretari i Shtetit shpalli kryetarin e Strugës Ramiz Merko dhe familjen e tij, të padëshiruar për hyrje në Shtetet e Bashkuara, bazuar në gjetjet për korrupsion të rëndë. Njerëzit në Maqedoninë e Veriut meritojnë integritet nga zyrtarët e tyre publikë, dhe sistem që do t’i nxjerrë ata para përgjegjësisë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përjashtojnë secilin – pavarësisht pozitës ose partisë politike, i cili minon shtetin e së drejtës, duke rrezikuar progresin dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut. Kryetari Merko është i pari këtë vit dhe presim tjerë në të ardhmen. Korrupsioni ka pasoja”.

MARKETING



You may also like