Afrohet sfida me Reali-n, mesfushori i Liverpool merr tjetër dëmtim

by admin
Spread the love

Lajme të këqija për Liverpoolin dhe Thiago Alcantaran, për të cilin nuk ndalen problemet.

Mesfushori spanjoll, i cili dukej se ishte shumë pranë rikthimit, pas disa problemeve fizike, është detyruar të ndalet sërish për shkak të një lëndimi në shpatull, që sipas vizitave të detajura mjekësore do ta lërë jashtë fushave edhe për katër javë të tjera.

31-vjeçari nuk është i vetmi i dëmtuar te “The Reds”, pasi lista është e gjatë, ku Virgil Van Dijk, Luis Diaz, Diogo Jota, Ibrahim Konate dhe Roberto Firmino i mungojnë skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.

Dëmtimi i Alcantaras vjen në një periudhë të keqe për skuadrën nga “Anfield”, pasi të hënën do të presë në shtëpi Evertonin, ndërsa të shtunën do të udhëtojë drejt Newcastle dhe pas tre ditëve e pret Real Madrid për raundin e 1/16 në Champions League.

Situata për Liverpoolin nuk duket aspak e lehtë, pasi në kampionat renditet në vendin e 10 me 22 pikë të grumbulluara.


Top Channel

You may also like