Afrimi i Haaland sjell efektin domino, ylli i Manchester City drejt shitjes

by admin
Spread the love

Me afrimin e Haaland, tek Manchester City pritet të ndodhë edhe efekti domino. Një sulmues pritet të largohet dhe duke se ai do të jetë Gabriel Jesus. Sipas asaj që raporton Sky Sports Uk sulmuesi brazilian nuk do të jetë më pjesë e “Qytetarëve” nga sezoni i ardhshëm.

Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe drejtuesit e Manchester Cityt kërkojnë ta shesin sa më parë në mënyrë që mos ta humbasin me parametër zero. Sulmuesi brazilian nuk do të gjejë shumë hapësira me afrimin e norvegjezit dhe ai është gjithashtu i hapur për një largim të mundshëm.

Klubi që është në “pole position” për shërbimet e Gabriel Jesus është Arsenali. Prej muajsh Arteta i ka kërkuar drejtuesve të blejnë Jesus që e shikon si zëvendësuesin ideal të Alexande Lacazette që do të largohet gjithashtu në fundin e këtij sezoni. /oversport.tv

Foto: Premier League, Twitter

You may also like