Afrim Gashi uron fillimin e Ramazanit

by admin
Spread the love




Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ja urimi i plotë i z.Gashit në facebook:

Sonte, kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, dëshiroj që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj këtë muaj dhe të lutem që agjërimi të jetë mundësi që të gjithë agjëruesit të arrijnë në gradat e larta shpirtërore.

Duke hequr dorë nga ushqimi, besimtarët e ushqejnë shpirtin e tyre me vlera të larta sublime, që i mbrujnë me dashuri, solidaritet dhe paqe shpirtërore.

Siç e kemi detyrë gjithnjë, as në këtë muaj nuk guxojmë t’i harrojmë skamnorët dhe të gjithë ata që kanë nevojë që ta ndjejnë dorën tonë dhe solidaritetin e dashurisë sonë.

Gëzuar Ramazanin!

Paçi agjërim të këndshëm!


You may also like