Afrikë, aty ku xhamitë janë ndërtuar dhe si universitete – Shqip

by admin
Spread the love

Kur Tuaregët ndërtuan xhaminë e parë në Timbuktu, xhaminë Sankore në vitin 1100, Mansa Musa I i bëri përmirësime domethënëse, duke ftuar dijetarë të mëdhenj të Islamit apo ulema për t’ia rritur prestigjin. Xhamia ka një bibliotekë të stërmadhe me dorëshkrime të vyera.

Mansa Musa I më pas ndërtoi xhaminë Xhingereber duke e paguar dijetarin e mirënjohur islam Ebu Ishak Saheli me 200 kg ar për ta mbikëqyrur ndërtimin e saj. Kjo është një qendër e famshme mësimi e Malit e njohur edhe si Xhingarejber ose Xhingarej Ber në gjuhë të tjera.

Këto tre qendra mësimore që i shihni në foto apo Medrese janë akoma në funksion dhe njihen si Universiteti i Sankores, duke e bërë atë shkollën e lartë më të vjetër të Afrikës Subsahariane.

Shkruar nga Roald Hysa – /tesheshi.com/

You may also like