AFGANISTAN – Talebanët tërhiqen nga vendimi për rihapjen e shkollave të mesme për vajzat

by admin
Spread the love

KABUL, 23 mars  /ATSH/ – Talebanët anuluan vendimin për të lejuar vajzat afgane të kthehen në shkollën e mesme, duke thënë se ende nuk është marrë një vendim për uniformat që duhet të veshin, shkruan BBC.

Shkollat ​​supozoheshin të hapeshin në mbarë vendin, pas muajsh kufizimesh që kur talebanët morën pushtetin, në gusht.

Por, Ministria e Arsimit njoftoi papritur se shkollat ​​e mesme të grave do të mbeten të mbyllura, duke krijuar konfuzion.

Vendimi erdhi një javë pasi Ministria e Arsimit njoftoi se shkollat ​​për të gjithë nxënësit, përfshirë vajzat, do të hapeshin sot në të gjithë vendin.

“Njoftojmë të gjitha shkollat ​​e mesme të vajzave dhe ato shkolla që kanë nxënëse mbi klasën e gjashtë, se shkollat ​​do të rihapen pasi të jetë marrë një vendim për uniformën e nxënësve në përputhje me “ligjin e Sheriatit dhe traditën afgane”, thuhej në komunikatë.

Lëvizja e e papritur ngjalli zemërim të thellë nga prindërit e nxënësve./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like