Afganistan: Talebanët mbyllin dyert e universiteteve për femrat

by admin
Spread the love

Islamistët në Afganistan po i kufizojnë masivisht të drejtat e grave.Tani ata mbyllën edhe dyert e universiteteve për femrat.

Në një deklaratë të qeverisë afgane udhëzohen të gjitha universitetet private dhe publike janë që të zbatojnë ndalimin e arsimit për femrat deri në një njoftim të dytë.

Njoftimi u dha nga Ministria e Arsimit të Lartë pa asnjë justifikim dhe përjashtimi i femrave nga studimet universitare pritet të hyjë në fuqi menjëherë.

Dhjetra gra protestuan (22.12.) në Kabul kundër përjashtimit të grave dhe vajzave nga universitetet

Dhjetra gra protestuan të enjten (22.12.) në Kabul kundër vendimit  për përjashtimin e grave dhe vajzave nga studimet universitare. Talebanët e shtypën demostratën.

Afghanistan | Frauendemonstrationen in KabulDemonstratë kundër përjashtimit të femrave nga studimet universitare

Që nga marrja e pushtetit në gusht të vitit 2021 islamistët i kanë kufizuar masivisht të drejtat e grave.

Vajzat dhe gratë janë kryesisht të përjashtuara nga jeta publike dhe nuk u lejohet të ndjekin as shkollat ​​e mesme nga klasa e shtatë e lart. Madje, në Kabul, grave u është ndaluar  për disa muaj edhe që të dalin në parqet publike dhe të shkojnë palestra./DW


Top Channel

You may also like