AFGANISTAN – Qeveria urdhëron OJQ-të të pezullojnë nga puna punonjëset

by admin
Spread the love

ISLAMABAD, 25 dhjetor /ATSH-DPA/- Ministria e Ekonomisë e Afganistanit ka urdhëruar të gjitha organizatat joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare (OJQ) që të pezullojnë nga puna punonjëset e tyre deri në një njoftim të dytë.

Arsyeja e dhënë është mospërputhja e punonjësve me rregullat e qeverisë së talebanëve në lidhje me hixhabin, mbulimin e kokës që gratë duhet të mbajnë në publik.

“Nëse ndonjë OJQ nuk i bindet këtij urdhri, licenca e tyre do të ndërpritet”, paralajmëroi ministri, Deen Mohammad Hanif.

Të martën, Ministria e Arsimit të Lartë në vend, ndaloi arsimin universitar për vajzat dhe gratë, gjë që shkaktoi një protestë brenda dhe jashtë vendit. Vajzat adoleshente tashmë ishin të privuara të vazhdonin shkollimin përtej klasës së gjashtë që kur forca politike, e cila i përmbahet një grupi idesh ose politikash të ashpra, u kthyen në pushtet, vitin e kaluar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakCertifikohet Kuvendi Mesjetar i Nenshatit, 960 objekte kulti deri tani

You may also like