Afër 100 mijë euro kushtoi anija për pastrimin e liqenit në Mitrovicë të Jugut (VIDEO)

by admin
Spread the love

Komuna e Mitrovicës së Jugut bleu një anije për pastrimin e liqenit artificial në vlerë 97 mijë e 828 euro. Mjeti i ri për largimin e mbeturinave u tha se është një investim shtesë në liqen, një vlerë e shtuar e tij.

Një  mjet i tillë për pastrimin e liqenit, ndonëse me përmasa më të vogla pushteti lokal i atyshëm e trashëgoi edhe nga qeverisja e kaluar. Por, duket se pajisja 10 mijë euroshe e Agim Bahtirit tashti është e pavlefshme, njofton Shqip.

“Është përdorë për pastrimin e liqenit por kapaciteti i saj ka qenë i pamjaftueshëm dhe nuk kemi arrit që me atë pajisje ta bëjmë pastrimin, ajo aktualisht është nën menaxhimin e klubit të zhytjes ‘Trepça’”, tha Arian Tahiri, nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

Aktualisht anija është në fazën e pranimit teknik dhe pas një jave do të lëshohet në funksion.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like