AEL- Limassoli pas Pejës kërkon fitore dhe ndaj Prishtinës

by admin
Spread the love

Sigal Prishtina të enjten me fillim nga ora 20:15, luan ndeshjen e radhës në ligën Ballkanike, ku do të përballet me ekipin e AEL- Limassolit.

Kjo do të jetë ndeshja e 3-të e ekipit më të suksesshëm në basketbollin e Kosovës, ndërsa e 5-ta për ekipin qipriot.

Për AEL-in, do të jetë ndeshja e 2-të në Kosovë brenda dy ditëve, ku të martën triumfuan ndaj Pejës në palestrën Karagaçi, me rezultatin 94 me 84.

Në këtë sfidë pati probleme të shumta organizative, ku semafori i palestrës nuk punonte, ndërsa duhej të improvizohej një i tillë, e që ishte shkak që loja të kalonte minutazhën e paraparë.

Në tabelën e Ligës Ballkanike kryeson ekipi malazez, Lovçen, me 10 pikë, kurse pas tyre vije ekipi i AEL-it me 9 sosh. Në vendin e tretë renditet Peja, në të katërtin Prishtina, ndërsa Plevlja ndodhet e fundit pa fitore deri më tani.

You may also like