Adresa e akuzave për krimet në Kosovë është Beogradi – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka thënë se adresa e akuzave për krimet në Kosovë është Beogradi.

Këtë Kurti e tha në tubimin e përkujtimit të masakrës në Pastasel të Rahovecit.

“Për Pastaselin do të përkushtohemi maksimalisht, sepse shteti dhe liria e Kosovës e ka rrënjën në gjakun e këtyre martirëve dhe të dëshmorëve nga e mbarë Kosova”, tha Kurti.

Më tutje Kurti tha se Prokuroria në Kosovë duhet që dëshmitë e dëshmitarëve ti kthej në aktakuza.

“10 dëshmitarë të Pastaselit kanë dëshmuar, janë intervistuar dhe më pastaj ato janë shndërruar në një raport informues të policisë së Kosovës që i ka shkuar prokurorisë, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të plotë me krejt çka mundemi e dimë që të jemi në shërbim të prokurorisë, mirëpo jemi në pritje që ky raport informues të shndërrohet në akuzë e aktakuzë për kriminelët ekzekutor dhe urdhërdhënës”, u shpreh Kurti.

You may also like