Adolf Hitler fiton zgjedhjet! – Shqip

by admin
Spread the love

Adolf Hitler Unona u zgjodh të dielën e kaluar si këshilltar në zonën elektorale Ompunda.

Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, ai këmbënguli se nuk kishte “asgjë të bënte” me ideologjinë naziste.

Adolf, si emrat e tjerë gjermanë, nuk është i pazakontë në Namibi, një vend që dikur ishte një koloni gjermane.

Ai u zgjodh përballë Organizatës Popullore të Afrikës Jugperëndimore në pushtet (SVAPO), e cila bëri fushatë kundër sundimit kolonial dhe sundimit të pakicës së bardhë.

Unona pranon se babai i tij i vuri emrin e liderit nazist, por thotë se “ndoshta nuk e kuptonte se çfarë mbronte Adolf Hitleri”, shkruan BBC.

“Si fëmijë mendoja se ishte një emër krejtësisht normal”, tha Unona, i cili fitoi me 85 për qind të votave.

Namibia ishte pjesë e territorit gjerman të quajtur Afrika Jugperëndimore Gjermane, midis 1884 dhe 1915.

Gjatë sundimit të Perandorisë Gjermane në këtë territor, në revoltën e popujve vendas të Nama, Herero dhe San – nga viti 1904 deri në 1908, mijëra njerëz u vranë në sulme që disa historianë i quajnë “gjenocid i harruar”.

Partia e qendrës së majtë, SVAPO, e ka origjinën nga lëvizja namibiane për pavarësi dhe ka qenë në pushtet për 30 vjet, që nga fitimi i pavarësisë.

Megjithatë, mbështetja për partinë ra pas akuzave për ryshfet në industrinë e peshkut.

Në zgjedhjet e muajit të kaluar, SVAPO humbi pushtetin në 30 qytete të mëdha në Namibi. /tesheshi.com/

You may also like