Adoleshentët detyrojnë një aligator të porsalindur të pijë alkool, akuzohen për mizori ndaj kafshëve

by admin
Spread the love

Një adoleshent nga Florida është filmuar duke detyruar një aligator të porsalindur të pinte alkool.

Ai është akuzuar për mizori ndaj kafshëve në lidhje me trajtimin e paligjshëm të krijesës, sipas Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida.

Aligatori i porsalindur u gjet në një parking në Tampa dhe befas u bë lodra e dy djemve adoleshentë të cilët filluan të luanin me zvarranikun.

Një adoleshente tjetër, e cila ishte në makinën e saj në atë kohë, dëshmoi trajtimin mizor dhe u tha djemve të ndalonin atë që po bënin, por ata vazhduan të keqtrajtonin.

Në pamjet që ajo kishte filmuar, aligatori i vogël shihet duke u mbajtur nga qafa e tij ndërkohë që një kanoçe me alkool  i ishte vendosur tek goja. Më pas ata e hodhën në tokë dhe vazhdonin ta detyronin ta pinte alkoolin.

Pasi u publikuan pamjet e keqtrajtimit të aligatorit, Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Kafshëve të Egra në Florida, ka ngritur akuza kundër një prej djemve të parë në pamje dhe një hetim nga policia ka nisur për adoleshentët.