Administrata publike në grevë në Angli teksa quan ‘ofenduese’ ofertën e pagave të qeverisë (fotot)

by admin
Spread the love

Më shumë se 130,000 punonjës të administratës publike kanë braktisur sot punën duke dalë në grevë në Britani në protestë për rrogat, pensionet, kushtet e shkarkimit dhe sigurinë në punë.

Qeveria ndërkohë ka njoftuar se rritje e pagave do të kufizohen në 4.5% deri në 5%, që sipas sindikatës së Shërbimeve Publike ishte një “ofendim”.

“Anëtarët e sindikatave tona janë sot në grevë pasi qeveria i ka shënjestruar për trajtimin më të keq në të gjithë sektorin ekonomik të vendit”, tha sekretari i përgjithshëm Mark Serwotka.

Vitin e kaluar punonjësve publikë iu dha një rritje rroge prej vetëm 2% që ishte nga më të ulëtat në ekonomi, shtoi ai.

“Ata na kanë ofruar 4.5% rritje në 2023, dhe punonjësit e tyre janë të vetmit me të cilët ata nuk negocjojnë, nuk i ofrojnë pagesa të prapambetura apo kompensime për kostot e jetesës”, shtoi ai.

“Jemi të vendosur të vijojmë grevën derisa qeveria të njohë forcën e vet punëtore dhe t’i paguajë atyre një rrogë të ndershme”.

Anëtarët e sindikatës PCS kanë kryer një seri graverash muajt e fundit duke kërkuar një rritje rrogash prej të paktën 10%, së bashku me pensione më të mira dhe kushte të ndershme të shkurtimit nga puna.

Sipas programit të grevave të sindikatës, veprimi do të vijojë në ditë të caktuara deri të paktën më 2 qershor.//Anadolu/