Adili i thotë lamtumirë Vllaznisë, shkodranët prezantojnë blerjen e re

by admin
Spread the love

Mevlan Adili nuk do të jetë më një lojtar i Vllaznisë. Ka qenë vetë mbrojtësi 28-vjeçar që përmes një postimi në faqen e vet në Facebook ka njoftuar largimin nga skuadra shkodrane.

“Faleminderit Shkodër! Faleminderit KF Vllaznia! I lumtur qe i kam shërbyer këtij qyteti kaq te bukur , qytet me kulturë, art, traditë, qytet qe jeton me sport sidomos me futbollin ,këtij populli qe meriton gjithçka sepse e bëjnë çdo gjë me zemër te bardh dhe pa asnjë interes”, shkruan Adili.

Ndërkohë Vllaznia njofton se ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Rejan Alivoda, kapitenin e skuadrës së 19-vjeçarëve. / Oversport.tv

You may also like