Ademi: U miratua propozim ligji me të cilin rregullohet koeficienti i pagës për punonjësit në arsimin e lartë

by admin
Spread the love

Koordinatori dhe deputeti i BDI-së, Arbër Ademi në facebook ka njoftuar se në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë.

”Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo miratoi propozim-Ligjin për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me çka do të rregullohet koeficienti i pagesës së pagës për punonjësit në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria e buxhetit, përfshirë profesorët, personelin jomësimdhënës dhe personelin teknikë. Falenderoj të gjithë deputetët që votuan për miratimin e këtij Ligji i cili përjashton çdo mundësi të diskriminimit ndaj ndonjë universiteti publik”, ka shkruan Arbër Ademi.

MARKETING



You may also like